Anketa e Produkteve Industriale (PRODCOM), 2025
INSTAT publikon të dhënat e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM), e cila ofron informacion vjetor mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale. Të dhënat raportohen sipas Listës PRODCOM, listë e harmonizuar dhe e publikuar në nivel evropian nga Eurostat. Për vitin referencë 2025 është zbatuar Lista PRODCOM 2025, e cila përfshin ndryshime në kodet dhe përshkrimet e produkteve, si dhe kalimin nga klasifikimi NVE Rev. 2 në NVE Rev. 2.1. Për qëllime krahasueshmërie dhe analize kohore, edhe të dhënat e vitit 2024, janë klasifikuar sipas të njëjtës Listë PRODCOM 2025.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al