Anketa e Produkteve Industriale (PRODCOM), 2024
INSTAT publikon të dhënat e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM) sipas Listës së Produkteve Industriale në nivel të detajuar 8- shifror, e cila përdoret në vendet e Bashkimit Evropian. Vrojtimi mbi produktet industriale kryhet me frekuencë vjetore pranë ndërmarrjeve të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese dhe ka si qëllim të ofrojë informacion mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale të realizuara nga ndërmarrjet që kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik në vendin tonë. Këto statistika të bazuara në këtë vrojtim, shërbejnë për të kryer analiza të detajuara të produkteve industriale të prodhuara në vend.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al