Paritetet e fuqisë blerëse (PFB) janë tregues të dallimeve të nivelit të çmimeve ndërmjet vendeve. Ato tregojnë sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme. PFB-të mund të përdoren si norma konvertimi të monedhës për të kthyer shpenzimet e shprehura nga monedha kombëtare në një monedhë artificiale të përbashkët (Standardi i Fuqisë Blerëse, SFB), duke eliminuar në këtë mënyrë efektin e dallimeve të nivelit të çmimeve në të gjitha vendet. Në veçanti, PFB-të mund të përdor…