Fëmijë 0-17 vjeç, që janë në rrezik për të qenë të varfër, sipas kufirit kombëtar të rrezikut për të qenë i varfër (%)
Rreziku për të qenë i varfër (varfëria relative) në grupmoshën 0-17 vjeç llogaritet si raport i nurmit të individëve 0-17 vjeç, të cilët ndodhen nën kufirin e rrezikut për të qënë i varfër me numrin gjithsej të individëve 0-17 vjeç. Sipas metodologjisë për matjen e varfërisë, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër llogaritet në bazë të konceptit relativ (i varfër në raport me të tjerët) dhe përcaktohet në 60 % të medianës së të ardhurave familjare disponibël të ekuivalentuara duke përdorur shkallën e ekuivalentuar të modifikuar të OECD. Indikator OZHQ 1.2.1.
Burimi: Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jeteses / INSTAT