Fëmijë 0-17 vjeç në rrezik për të qenë të varfër, ndaj totalit të popullsisë që janë në rrezik për të qenë të varfër (%)
Përqindja e fëmijëve në rrezik për të qenë të varfër (varfëri relative) ndaj totalit të popullsisë që janë në rrezik për të qenë të varfër llogaritet si raport i numrit të individëve 0-17 vjeç të cilët ndodhen nën kufirin e varfërisë relative me numrin total të personave të cilët ndodhen nën kufirin e varfërisë relative. Sipas metodologjisë për matjen e varfërisë, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër llogaritet në bazë të konceptit relativ (i varfër në raport me të tjerët) dhe përcaktohet në 60 % të medianës së të ardhurave familjare disponibël të ekuivalentuara duke përdorur shkallën e ekuivalentuar të modifikuar të OECD.
Burimi: Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jeteses / INSTAT