6.1 Deri në vitin 2030, të arrihet akses i përgjithshëm dhe i barabartë në ujë të pijshëm të sigurt dhe të përballueshëm për të gjithë
6.1.1 Përqindja e popullsisë që përdor shërbimet e ujit të pijshëm të menaxhuara në mënyrë të sigurt
Përqindja e popullsisë që përdor shërbime të ujit të pijshëm të menaxhuara në mënyrë të sigurt përcaktohet si përqindja e popullsisë që përdor një burim të përmirësuar të ujit të pijshëm, i cili është i aksesueshëm në ambientet e banimit, i disponueshëm kur është i nevojshëm dhe i lirë nga ndotja fekale dhe kimike prioritare.
Burimet “të përmirësuara” të ujit të pijshëm përfshijnë: furnizime me tubacione, puse dhe puse tubulare, puse të mbrojtura të gërmuara, burime të mbrojtura, ujë të shiut, kioska uji, si dhe ujë të paketuar dhe të dorëzuar.;
Në kuptimin e synimit 6.1 ky tregues duhet të jetë në trend rritës;
INSTAT, Anketa e Buxhetit të Familjeve;