10.1 Deri në vitin 2030, të arrihet në mënyrë progresive dhe të qëndrueshme rritja e të ardhurave e 40 përqindëshit të poshtëm të popullsisë me një ritëm më të lartë se mesatarja kombëtare
10.1.1 Ndryshimi vjetor në përqindje i raportit të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara midis 40 përqindëshit të popullsisë me të ardhura më të ulta dhe popullsisë totale.
Indeksi Gini mat barazinë e shpërndarjes së të ardhurave, bazuar në të ardhurat ekuivalente të disponueshme. Vlera e tij është në rangun midis 0 dhe 100. Kur është e barabartë me zero, ekziston barazia e plotë, të gjithë marrin të ardhura të njëjta. Vlera 100 korrespondon me pabarazinë më të lartë të mundshme, një person që merr të gjitha të ardhurat dhe të tjerët asgjë;
Të kontribuojë në targetin 10.1; indikatori duhet të zvogëlohet;
INSTAT: LSMS 2002,2005,2008,2012 (bazuar në konsum)
Nga 2016 e në vazhdim: SILC (të ardhura të ekuivalentuara);