11.1 Deri në vitin 2030, sigurimi i aksesit për të gjithë në strehime të përshtatshme, të sigurta, të përballueshme, në shërbimet bazë si dhe përmirësimi i lagjeve të varfra
11.1.1 Raporti i popullsisë urbane që jeton në lagje të varfra, vendbanime informale ose në banesa të papërshtatshme
Lagjet e pabanueshme – Një “shtëpi banimi në lagje të pabanueshme” është ajo ku banorët vuajnë nga një ose më shumë nga këto “mungesa të familjes”:
Mungesa e aksesit në burime të përmirësuara të ujit;
Mungesa e aksesit në objekte sanitare të përmirësuara;
Mungesa e hapësirës së mjaftueshme për jetesë;
Mungesa e qëndrueshmërisë së banesës;
Mungesa e sigurisë së pronësisë.
Me zgjerim, termi “banor i lagjes së pabanueshme” i referohet një personi që jeton në një shtëpi që i mungon ndonjë nga këto tipare.
Vendbanimet informale – Vendbanimet informale zakonisht shihen si sinonim i lagjeve të pabanueshme, me një fokus të veçantë mbi statusin formal të tokës, strukturës dhe shërbimeve. Ato përcaktohen nga tre kritere kryesore, sipas Habitat III Issue Paper #22, të cilat janë tashmë të përfshira në definicionin e lagjeve të pabanueshme.
Banesa të papërshtatshme – Për të qenë një banesë e përshtatshme, ajo duhet të ofrojë më shumë se katër mure dhe një çati, dhe të përmbushë së paku kriteret e mëposhtme:
Siguri ligjore e pronësisë;
Disponueshmëria e shërbimeve, materialeve, objekteve dhe infrastrukturës;
Përballueshmëria;
Përshtatshmëria për jetesë;
Aksesueshmëria;
Vendndodhja;
Përshtatshmëria kulturore.;
Për të qenë në përputhje me Targetin 11.1, ky tregues duhet të ulet;
INSTAT: Anketa e Buxhetit të Familjes;