12.5 Deri në vitin 2030, të arrihet zvogëlimi i ndjeshëm i prodhimit të mbetjeve përmes parandalimit, zvogëlimit, riciklimit dhe ripërdorimit
12.5.1 Shkalla kombëtare e riciklimit, sasia në ton e mbetjeve që riciklohen
Shkalla Kombëtare e Riciklimit përcaktohet si sasia e materialeve të ricikluara në vend, plus sasia e eksportuar për riciklim, minus materialet e importuara të destinuara për riciklim, ndaj totalit të mbetjeve të gjeneruara në vend. Duhet të theksohet se riciklimi përfshin kodigjestionin/tretjen anaerobe dhe kompostimin/procesin aerobik, por jo djegien e kontrolluar (inceratorë) ose groposjen në tokë. Shkalla kombëtare e riciklimit mund të paraqitet sipas llojit të mbetjeve, përfshirë mbetjet elektronike , mbetjet plastike, mbetjet komunale dhe të tjera.;
Për të qenë në përputhje me Targetin 11.6, ky tregues duhet të rritet;
INSTAT: Vrojtimi i Mbetjeve të Ngurta Urbane në Shqipëri;