7.1 Deri në vitin 2030, të sigurohet akses i përgjithshëm në shërbime energjetike të përballueshme, të besueshme dhe moderne
7.1.2 Përqindja e popullsisë që mbështetet kryesisht në karburante dhe teknologji
Përqindja e popullsisë që mbështetet kryesisht në karburante dhe teknologji të pastra llogaritet si numri i personave që përdorin karburante dhe teknologji të pastra për gatim, ngrohje dhe ndriçim, i ndarë me popullsinë totale që raporton se përdor ndonjë formë gatimi, ngrohjeje ose ndriçimi, shprehur në përqindje.
“Të pastra” përcaktohet sipas objektivave të normave të emisioneve dhe rekomandimeve specifike për karburantet (p.sh., kundër qymyrgurit të papërpunuar ) të përfshira në udhëzimet normative të OBSH-së për cilësinë e ajrit të brendshëm: djegia e karburanteve shtëpiake.;
Për të qenë në përputhje me targetin 7.1, ky tregues duhet të jetë në progresion rritës.;
Anketa e Buxhetit të Familjes;