5.5 Të sigurohet pjesëmarrja e plotë dhe efektive e grave dhe mundësi të barabarta për udhëheqje në të gjitha nivelet e vendimmarrjes në jetën politike, ekonomike dhe publike
5.5.2 Përqindja e grave në pozicionet manaxheriale
Ky indikator i referohet përqindjes së grave në numrin total të personave të punësuar në pozita menaxheriale. Rekomandohet të përdoren dy masa të ndryshme së bashku për këtë indikator: përqindja e grave në menaxhimin total dhe përqindja e grave në menaxhimin e lartë dhe të mesëm (duke përjashtuar menaxhimin e ulët). Llogaritja e përbashkët e këtyre dy masave jep informacion nëse gratë janë më të përfaqësuara në menaxhimin e ulët sesa në menaxhimin e lartë dhe të mesëm, duke treguar kështu për një “tavan” të mundshëm për qasjen e grave në pozita menaxheriale më të larta. Në këto raste, llogaritja vetëm e përqindjes së grave në menaxhimin total mund të jetë mashtruese, pasi sugjeron se gratë mbajnë pozita me më shumë pushtet vendimmarrës dhe përgjegjësi sesa në të vërtetë kanë;
Kontributi për të synuar rritjen e treguesit 5.5;
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;