Raporti Vjetor

Ky seksion përmban raportet vjetore të Këshillit të Statistikave, të përgatitura në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Ligjin nr. 17/2018 “Për Statistikën Zyrtare”. Si organ këshillimor dhe mbikëqyrës i Sistemit Statistikor Kombëtar, Këshilli ushtron rolin e tij duke dhënë mendime, rekomandime dhe vlerësime të pavarura lidhur me zbatimin e Programit Statistikor Zyrtar, cilësinë metodologjike, përputhshmërinë me standardet evropiane dhe funksionimin institucional të prodhuesve të statistikave zyrtare.

Raportet vjetore pasqyrojnë aktivitetet e Këshillit, analizën e dokumenteve të paraqitura nga prodhuesit statistikore, gjetjet kryesore dhe rekomandimet për përmirësimin e proceseve statistikore, qasjes në të dhëna, transparencës dhe përdorimit të statistikave në planifikim dhe vendimmarrje publike. Publikimi i tyre synon të forcojë parimet e llogaridhënies, transparencës dhe besueshmërisë, duke mbështetur një sistem statistik të pavarur, të qëndrueshëm dhe të orientuar nga përdoruesit, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe Kodin Evropian të Statistikave.

Raporti Vjetor - Këshilli i Statistikave 2024

Raporti Vjetor - Këshilli i Statistikave 2023