Këshilli i Statistikave
Struktura
Këshilli i Statistikave (KS) është bord i përbërë nga njohës të fushës së statistikave, I përbërë nga 11 anëtarë, të cilët përfaqësojnë agjencitë statistikore, përdoruesit e statistikave zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe sipërmarrësit privatë, organet e vetëqeverisjes vendore dhe median. INSTAT merr pjesë në mbledhje, por nuk ka të drejtë vote për çështje që përbëjnë konflikt interesi me të.
Qëllimi
Qëllimi i KS të japë vështrim të pavaruar si mbështes të INSTAT-in në rolin e tij për të siguruar se programi është hartuar në përputhje me parimet themelore të Kombeve të Bashkuara për statistikat zyrtare.
Përgjegjësitë
a) jep mendim për projektprogramin,
b) jep mendim për planin vjetor të INSTAT-it për zbatimin e programit;
c) vlerëson raportin vjetor të Drejtorit të Përgjithshëm për zbatimin e programit dhe ecurinë e Sistemit Kombëtar Statistikor,
ç) shqyrton raportet e shkurtra katërmujore të ecurisë në zbatimin e programit,
d) vlerëson zbatimin e parimeve statistikore nga institucionet,
dh) miraton rregulloren e funksionimit të tij.
Raporti Vjetor
Si shtesë, KS përgatit një raport vjetor, i cili i bashkëlidhet raportit vjetor të INSTAT. Ky raport jep një përmbledhje të veprimtarisë së KS gjatë vitit raportues.