TITULLI I PROJEKTIT: RRITJA E KAPACITETEVE TË INOVACIONIT PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME

Instrumenti Financues: Grant nën IPA II

Statusi: I përfunduar

Periudha e zbatimit: 01.08.2017-31.10.2020

Financuesi: Bashkimi Europian, Interreg V-B Balkan Mediterranean

Vlera e Financimit: 142,359 Euro

Lloji i Financimit:  Asistencë Teknike, Pajisje

Përfituesi: Bullgari, Qipro, Greqi, Shqipëri, Maqedoni

Agjencia zbatuese: Shoqata Kombëtare e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm Bullgari.

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Statistikat Ekonomike

Objektivat e projektit:                  

Objektivi i këtij projekti është të rrisë kapacitetin ndërkombëtar të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe ti mbështesë ato në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm, duke përfshirë grupe innovative me NVM të tjera nga rajoni për të ndarë njohuritë dhe zhvillimin e inovacioneve.

Rezultatet e projektit:

Rezultatet kryesore të projektit të lidhura me indikatorët e projektit janë si më poshtë:

  • Rritja e njohurive të NVM-ve në lidhje me kapacitetin e tyre të inovacionit.
  • Rritja e konkurrencës së NVM-ve duke mbështetur NVM-të me të dhëna, mjete dhe sisteme me cilësi të lartë për rritjen e kapacitetit të tyre të inovacionit.
  • Reduktimi i hendekut të inovacioneve midis vendeve IPA dhe BE duke mbështetur transferimin e njohurive në rajonin e Ballkanit Mesdhetar.
  • Përmirësimi i vendimmarrjes dhe planifikimit strategjik në nivelin e qeverisë duke siguruar të dhëna, mjete dhe sistem me cilësi të lartë në nivelin ndërkombëtar për t’u përdorur nga politikëbërësit në nivel ndërkombëtare, kombëtare, rajonal dhe lokal.