TITULLI I PROJEKTIT: KONTRATË GRANTI, MBËSHTETJE PËR ZBATIMIN E AKTIVITETEVE TË CENSIT TË POPULLSISË DHE BANESAVE 2020, NË SHQIPËRI, IPA 2014 NP

Instrumenti Financues: Grant Direkt, IPA II

Statusi: Në vazhdim

Periudha e zbatimit: 11.12.2018-10.12.2024                                           

Financuesi: Qeveria Shqiptare, BE, Sida SDC, UNFPA

Vlera e Financimit: 16,900,065 Euro

Lloji i Financimit: Grant

Përfituesi: INSTAT

Agjencia zbatuese: INSTAT

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Komunikimi, Harta Gis, IT, Menaxhimi, Metodologjia / Prodhimi, Statistikat Sociale

Objektivat e projektit:

Qëllimi i grantit është të mbështesë INSTAT në kryerjen e aktiviteteve operative të Censit të Popullsisë dhe Banesave ne Shqiperi, në mënyrë që politikbërësit, qeverisja qëndrore, ajo lokale dhe qytetarët e Shqipërisë të disponojnë dhe shfrytëzojnë statistika të përditësuara dhe gjithëpërfshirëse mbi popullsinë rezidente të vendit. Objektivat e projektit:

  • Të mbështesë menaxhimin dhe organizimin e Censit duke siguruar ekspertizë dhe ngritje kapacitetesh për zbatimin e aktiviteteve të Censit.
  • Të mbështesë aktivitetet e Komunikimit të Censit dhe fushatën publicitare duke siguruar ekspertizë të jashtme dhe shërbime.
  • Të mbështesë zhvillimin e sistemeve për mbledhjen e të dhënave, monitorimin dhe zbatimin e aktiviteteve të Censit.
  • Të mbështesë zhvillimin e aplikacioneve për përpunimin dhe shpërndarjen e të dhënave.
  • Të mbështesë zhvillimin e sistemeve për mbledhjen e të dhënave, monitorimin dhe zbatimin e aktiviteteve gjeohapsinore dhe hartave.
  • Të mbështesë printimin e materialeve dhe përkthimin e publikimeve të Censit.

Rezultatet e projektit:

Rezultatet kryesore të projektit në lidhje me indikatorët e projektit:

  • Aktivitetet e CENS do të zbatohen nga INSTAT bazuar në rekomandimet e Eurostat dhe UNECE nën ekspertizën e ekspertëve ndërkombëtare.
  • Aktiviteti i CENS do të komunikohet siç duhet bazuar në fushatën e komunikimit dhe publicitetit.
  • CENS do të zbatohet nga stafi i brendshëm dhe i jashtëm i INSTAT-it i mirëtrajnuar nga zyrat qendrore dhe rajonale.
  • Aplikimi i zhvillimit të përpunimit dhe shpërndarjes së të dhënave. Raportim cilësor i rezultateve të Censit.
  • Përditësimi i Zonave të Censit (ZC) për të gjithë vendin. Publikimi i të dhënave gjeohapsinore të Censit.
  • Publikime të Censit të shtypura në versionin shqip dhe anglisht.