TITULLI I PROJEKTIT: MBËSHTETJE PËR PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT TË INFORMACIONIT STATISTIKOR
Instrumenti Financues: IPA Kombëtare 2013
Statusi: I përfunduar
Periudha e zbatimit: 06.06.2016- 05.09.2018
Financuesi: Bashkimi Europian
Vlera e Financimit: 1,900,000 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: Ascenta dhe IN2
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Shpërndarja e të dhënave, Statistikat Sociale, Statistikat e Bujqësisë dhe Mjedisit, TIK
Objektivat e projektit:
Përmirësimi i efikasitetit, cilësisë dhe kohës së duhur në prodhimin e statistikave përmes përmirësimit të përgjithshëm të sistemit të informacionit statistikor, duke u përqëndruar në data warehouse, tregun e punës dhe statistikat e bujqësisë, dhe shpërndarjen e përditësuar.
Rezultatet e projektit:
- Instalimi, testimi dhe përdorimi i pilotit funksional të bazës së të dhënave (data warehouse)
- Përmirësimi i të dhënave për tregun e punës dhe finalizimin e analizës së dinamikës së tregut të punës
- Të dhënat për bujqësinë dhe mjedisin në përputhje me kërkesat e BE-së
- Mbulimi më i mire i nevojave të përdoruesve me një politikë për shpërndarjen e statistikave zyrtare të zhvilluara dhe zbatuara