TITULLI I PROJEKTIT: MBËSHTETJE PËR IMPLEMENTIMIN E AKTIVITETEVE OPERACIONALE TË CENSIT TË BUJQËSISË 2012, NË SHQIPËRI
Instrumenti Financues: IPA Kombëtare 2009
Statusi: I përfunduar
Periudha e zbatimit: 29.11.2012- 29.12.2013
Financuesi: Bashkimi Europian
Vlera e Financimit: 820,000 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Bujqësia
Objektivat e projektit:
- Objektivi i përgjithshëm i veprimit është të mbështesë Institutin Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë për të kryer aktivitete operacionale për zbatimin e Censit të Bujqësisë 2012, në Shqipëri.
- Objektivi specifik është mbështetja e përgatitjes, organizimit dhe menaxhimit të përgatitjes së punës në terren të Censit të Bujqësisë 2012 në Shqipëri, përfshirë trajnimin dhe pagesën e operatorëve të hedhjes së të dhënave.
Rezultatet e projektit:
- Implementimi i Censit të Bujqësisë
- Kryerja me sukses i aktiviteteve logjistike
- Pagesa në mënyrë të duhur dhe në kohën e duhur e punonjësve të terrenit
- Rekrutimi, trajnimi si dhe pagimi në mënyrë të përshtatshme dhe në kohën e duhur, i operatorëve të hedhjes së të dhënave
Përgatitja dhe kryerja e aktiviteteve të punës në terren sipas një programi për sigurimin e cilësisë