TITULLI I PROJEKTIT: KONTRATË SHËRBIMI “MBËSHTETJE PËR ZBATIMIN E AKTIVITETEVE TË CENSIT TË POPULLSISË DHE BANESAVE 2020 NË SHQIPËRI,

Instrumenti Financues: IPA II

Statusi: Në vazhdim

Periudha e zbatimit: 26.06.2019-20.06.2023                                           

Financuesi: Bashkimi Europian

Vlera e Financimit: 1,465,617 Euro

Lloji i Financimit: Grant

Përfituesi: INSTAT

Agjencia zbatuese: GOPA Consultants

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Komunikim, Hartat GIS, IT, Menaxhimi, Metodologjia / Prodhimi, Statistika Sociale

Objektivi i projektit:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë Institutin Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë në kryerjen e aktiviteteve operacionale të Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri, në mënyrë që politikëbërësit, qeveria kombëtare dhe vendore dhe qytetarët e Shqipërisë të disponojnë dhe përdorin të statistikave zyrtare të përditësuara, të ndara dhe gjithëpërfshirëse për popullsinë rezidente të vendit.

  • Përfundimi dhe finalizimi i aktiviteteve hartografike dhe gjeohapësinore për fazën e para-regjistrimit, fazën e numërimit dhe fazën e pas-regjistrimit
  • Mbledhja e të dhënave duke përdorur pyetësorin elektronik (CAPI) i zhvilluar, testuar dhe finalizuar;
  • Tabelimi, analiza dhe shpërndarja e rezultateve të Regjistrimit është kryer me sukses.
  • Zhvillimi dhe përditësimi i dokumentacionit të menaxhimit të projektit
  • Koordinimi dhe monitorimi me sukses i aktiviteteve të Censit
  • Finalizimi i sistemit GIS dhe përditësimi i bazës së të dhënave statistikore e cila do të shërbejë si bazë për Censin dhe anketat në të ardhmen
  • Finalizimi i pyetësorëve të Censit
  • Kryerja në mënyrë efikase e aktiviteteve të terrenit
  • Përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit me të dhëna të sakta dhe të besueshme për popullsinë shqiptare rezidente, të pranishme dhe munguese në ditën e Censit, dhe mbi karakteristikat e saj demografike dhe socio-ekonomike si dhe mbi cilësinë e banesave
  • Përpunimi i të dhënave të Censit
  • Zhvillimi i sistemit të të dhënave në përputhje me rekomandimet e BE-së
  • Analizimi dhe shpërndarja e të dhënave të Censit në kohë për të përmbushur kërkesat e përdoruesve.