TITULLI I PROJEKTIT: ASISTENCË TEKNIKE PËR CENSIN E POPULLSISË DHE BANESAVE 2011, NË SHQIPËRI
Instrumenti Financues: IPA Kombëtare 2009, Grant Direkt
Statusi: I përfunduar
Periudha e zbatimit: 05.01.2010 – 04.07.2014
Financuesi: Bashkimi Europian
Vlera e Financimit: 8,170,933 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: Instituti ICON, INSTAT, Sinteza CO
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistikat sociale, Demografia
Objektivat e projektit:
Objektivi kryesor është të kontribuojë në forcimin e sistemit statistikor shqiptar me zbatimin e Regjistrimit të Popullsisë dhe Strehimit në 2011 në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e tjera ndërkombëtare. Objektivat specifike të projektit:
- Kryerja e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2011, në Shqipëri në përputhje me standardet Europiane dhe rekomandimet e tjera ndërkombëtare
- Rritja e kapacitetit në përpunimin, analizën dhe shpërndarjen e të dhënave të Censit.
Rezultatet e projektit:
- Zhvillimi dhe përditësimi i dokumentacionit të menaxhimit të projektit
- Koordinimi dhe monitorimi me sukses i aktiviteteve të Censit
- Finalizimi i sistemit GIS dhe përditësimi i bazës së të dhënave statistikore e cila do të shërbejë si bazë për Censin dhe anketat në të ardhmen
- Finalizimi i pyetësorëve të Censit
- Trajnimi i 2250 personave, përfshirë stafin e INSTAT, mbikëqyrësit dhe kontrollorët
- Draftimi i kampionit dhe pyetësorit PES (Anketa pas Cens)
- Kryerja në mënyrë efikase e aktiviteteve të terrenit
- Përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit me të dhëna të sakta dhe të besueshme për popullsinë shqiptare rezidente, të pranishme dhe munguese në ditën e Censit, dhe mbi karakteristikat e saj demografike dhe socio-ekonomike si dhe mbi cilësinë e banesave
- Përpunimi i të dhënave të Censit
- Zhvillimi i sistemit të të dhënave në përputhje me rekomandimet e BE-së
- Analizimi dhe shpërndarja e të dhënave të Censit në kohë për të përmbushur kërkesat e përdoruesve.