TITULLI I PROJEKTIT: RIKTHIMI I MIGRACIONIT NË SHQIPËRI: SIGURIMI I NJË KTHIMI TË QËNDRUESHËM DUKE OPTIMIZUAR PËRFITIMET E MIGRACIONIT
Statusi: I përfunduar
Periudha e zbatimit: 07.07.2012-30.06.2014
Financuesi: IOM
Vlera e Financimit: 77,000.00 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Agjencia zbatuese: INSTAT
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistikat Sociale
Objektivat e projektit:
- Përmirësimi i statistikave të migracionit, në këtë rast duke u përqëndruar tek të kthyerit dhe si pasojë përmirësimi i statistikave të popullsisë. Në të njëjtën kohë, është një mundësi e mirë për të ardhurit e rinj të marrin përvojë, duke pasur mundësinë të përfshihen në çdo fazë të punës së studimit
- Zhvillimi i një metodologjie për të matur rikthimin e migracionit në Shqipëri dhe nevojat e riintegrimit, si dhe shërbimet e të kthyerve
Rezultatet e projektit:
- Një studim mbi migracionin e kthimit dhe riintegrimin në Shqipëri u krye nga INSTAT, bazuar në të dhënat e fundit të regjistrimit. Rezultatet e sondazhit janë paraqitur në një studim kërkimor të botuar në një botim të shtypur dhe të nisur gjatë një konference me përdoruesit në 7 tetor 2014. Publikimi është gjithashtu i disponueshëm në versionin elektronik në faqen zyrtare të INSTAT.