TITULLI I PROJEKTIT: NDIKIMI I RYSHFETIT DHE KRIMEVE TË TJERA NË NDËRMARRJET PRIVATE

Statusi: I përfunduar

Periudha e zbatimit:  01.05.2012-30.06.2014                          

Financuesi: Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin

Vlera e Financimit: 53,498 Dollarë

Lloji i Financimit: Asistencë Teknike

Përfituesi: INSTAT

Agjencia zbatuese: INSTAT

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Statistikat Ekonomike

Objektivat e projektit:

Objektivi i përgjithshëm i "Anketës të Korrupsionit të Biznesit " ishte të siguronte informacion mbi:

  • Përvojat e drejtpërdrejta nga biznesi të ngjarjeve të korrupsionit, si viktima
  • Përvojat e drejtpërdrejta nga biznesi të formave të zgjedhura të krimit, si viktima
  • Përvojat e drejtpërdrejta nga biznesi të raportimit të krimeve tek autoritetet publike
  • Perceptimet nga drejtuesit e biznesit / pronarët e bizneseve të korrupsionit në lidhje me trendet dhe modelet e fundit të korrupsionit dhe korrupsionit si një pengesë për të bërë biznes

Rezultatet e projektit:

  • Luftimi i korrupsionit në një mënyrë më shkencore dhe duke adresuar shkaqet e tij rrënjësore.
  • Krijimi i instrumenteve efektive dhe praktike antikorrupsion për sipërmarrësit që do t'i ndihmonte ata të kundërshtojnë korrupsionin
  • Përmirësimi i ndërveprimit ndërmjet administratës, shoqërisë civile dhe biznesit në nivelin e vendit.
  • Anketa u zbatua
  • Rezultatet u botuan në dy publikime: Korrupsioni i biznesit dhe krimi në Shqipëri; Korrupsioni dhe krimi i biznesit në vendet e Ballkanit Perëndimor.