TITULLI I PROJEKTIT: NDËRMARRJA E NISMAVE NË NIVEL KOMBËTAR DHE LOKAL PËR TË ZBATUAR KORNIZËN E PËRMIRËSUAR LEGJISLATIVE DHE TË POLITIKAVE NË LUFTIMIN E DHUNËS ME BAZË GJINORE.
Statusi: I përfunduar
Periudha e zbatimit: 01.05.2013-31.12.2013
Financuesi: UNDP
Vlera e Financimit: 52,393 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistikat Sociale
Objektivat e projektit:
Objektivi kryesor i projektit është matja e dhunës aktuale në familje në Shqipëri duke përdorur si bazë rezultatet e Anketës së Dhunës në Familje 2007. Sondazhi do të mbulojë dhunën ndaj grave dhe do të ndihmojë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të indikatorëve DV për të informuar politikëbërësit për vlerësime statistikisht të sakta dhe të krahasueshme. Ky studim do të shërbejë si një mjet për të matur gjithashtu ndikimin e dhunës në familje dhe për të vlerësuar efikasitetin e politikave qeveritare, si dhe për të identifikuar nevojën e ndërhyrjeve legjislative dhe institucionale.
Objektivat:
- Identifikimi dhe kuptimi i prevalencës dhe shpeshtësisë së dhunës në familje dhe ndikimin e saj në gratë e dhunuara
- Matja e treguesit thelbësor të dhunës në familje të integruar në sistemin kombëtar M7E
- Identifikimi sterotipeve gjinorë në lidhje me praktikat seksuale brenda familjes dhe HIV / AIDS dhe matja e nivelit të fuqisë për negocimin e grave për praktika të sigurta seksuale
- Identifikimi i kostove direkte dhe indirekte që sjell dhuna në familje në ekonomi.
Rezultatet e projektit:
- Anketa e zbatuar
- Draft publikimi i përgatitur dhe konsultuar me palët e interesit në një seminar
- Ndërtimi i një sistemi për të kryer në mënyrë periodike dhe të rregullt studimin kombëtar të DV-së në një perspektivë afatgjatë
- Sigurimi i disponueshmërisë e një grupi standard treguesish për të vlerësuar situatën e DV dhe ndikimin e strategjive të zbatuara për qëllimin.