TITULLI I PROJEKTIT: ANKETA E PUNËS SË FËMIJËVE DHE ZHVILLIMI I NJË DATABAZE PËR PUNËN E FËMIJËVE NË SHQIPËRI

Statusi: I përfunduar

Periudha e zbatimit: 20.06.2013-28.02.2014

Financuesi: Departamenti Amerikan i Punës

Vlera e Financimit: 120,000 Euro

Lloji i Financimit: Asistencë Teknike

Përfituesi: INSTAT, Ministria e Punës

Agjencia zbatuese: ILO, INSTAT

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Statistikat e kushteve të jetesës

Objektivat e projektit:

  • Mbledhja e informacioneve mbi karakterin, natyrën, madhësinë dhe arsyet e punës së fëmijëve dhe të përcaktojë kushtet e punës dhe efektet e tyre në shëndetin, arsimin dhe zhvillimin normal të fëmijës që punon. Shumë variabla të punës së fëmijëve do të përfshihen në studim për të mësuar në lidhje me aspektet e ndryshme të fëmijëve që punojnë dhe familjeve të tyre, përfshirë:

- Karakteristikat demografike dhe socio-ekonomike. Nivelet e arsimit dhe aftësimit (regjistrimet dhe frekuentimi), profesionet dhe nivelet e aftësive, orët e punës, të ardhurat dhe kushtet e tjera të punës dhe të jetesës.

-  Karakteristikat e sektorëve ku punojnë fëmijët. Ata klasifikohen normalisht si sektori publik (i ndarë më tej në qeverinë qendrore, qeveria lokale, etj.) ose sektor privat. Ndërsa institucionet e sektorit publik janë zyrtare, institucionet e sektorit privat janë ose joformale ose formale.

Rezultatet e projektit:

  • Përmirësimi i Llogarisë Vjetore Kombëtare duke përfshirë dhe të dhëna të reja që ishin në dispozicion të misionit.
  • Përpilimi i masave tremujore të Llogarisë Kombëtare duke sjellë gamën e treguesve mujorë dhe tremujorë të vlerës, çmimit dhe vëllimit për përbërës të ndryshëm të ekonomisë që ishin tashmë të disponueshëm së bashku në një kornizë të llogarive kombëtare.