TITULLI I PROJEKTIT: ANALIZAT E THELLUARA MBI RININË DHE PLAKJEN NË SHQIPËRI, BAZUAR NË TË DHËNAT E CENSIT
Statusi: I përfunduar
Periudha e zbatimit: 11.01.2014- 30.06.2015
Financuesi: UNFPA
Vlera e Financimit: 42,000 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Shërbimet Sociale Shtetërore, Qendra Kombëtare e Studimeve Sociale.
Agjencia zbatuese: UNFPA, UN Women
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistikat Sociale
Objektivat e projektit:
- Mbështetja e një gamë të gjerë të analizave dhe kërkimeve të të dhënave për të informuar publikun dhe politikëbërësit mbi situatën e të rinjve dhe të moshuarve për të përmirësuar masat që duhen marrë për përmirësimin e situatës së këtyre dy grupeve.
Rezultatet e projektit:
- Ky projekt do të dalë me dy publikime të reja për rininë dhe plakjen në Shqipëri.