TITULLI I PROJEKTIT: FINANCIMI I DREJTPËRDREJTË I NJË PJESE TË KOSTOVE PËR REGJISTRIMIN E NDËRMARRJEVE EKONOMIKE DHE REGJISTRIMIN E PRONAVE BUJQËSORE
Statusi: I përfunduar
Periudha e zbatimit: 25.10.2010-31.05.2015
Financuesi: SIDA (Agjensia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar)
Vlera e Financimit: 1,573,760 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistikat Ekonomike, Bujqësia
Objektivat e projektit:
Objektivi kryesor i projektit është përafrimi i Statistikave Shqiptare me standardet e BE në mënyrë që të prodhohen statistika të qëndrueshme dhe të sakta ekonomike përmes:
- Asistencë teknike në kryerjen e regjistrimit të bizneseve ekonomike dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri statistikor të biznesit
- Asistencë teknike në hartimin dhe kryerjen e regjistrimit të pronave bujqësore.
Rezultatet e projektit:
- Përmirësimi i statistikave shqiptare.
- Kryerja e regjistrimit të ndërmarrjeve ekonomike dhe ndërtimi i regjistrit të biznesit në përputhje me rregulloret dhe standardet e BE-së.
- Kryerja e regjistrimit të fermave bujqësore dhe ndërtimi i një regjistri statistikor të biznesit sipas standardeve të BE-së.