TITULLI I PROJEKTIT: FINANCIM DIREKT PËR ZBATIMIN E AKTIVITETEVE TË CENSIT
Instrumenti Financues: SIDA (Agjensia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar)
Statusi: I përfunduar
Periudha e zbatimit: 30/07/2021- 30/06/2024
Financuesi: SIDA
Vlera e Financimit: 1.583.798 Euro
Lloji i Financimit: Grant
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Burimet Njerëzore, Menaxhimi IT
Objektivat e projektit:
Objektivi kryesor i projekt-propozimit është të mbështesë INSTAT-in në kryerjen e një pjese të aktiviteteve operacionale të Censusit të Popullsisë dhe Banesave duke përdorur teknologjinë në mënyrë më efikase. Propozimi i projektit është hartuar si mbështetje financiare për stafin e punës në terren, veçanërisht kontrollorët, mbështet një pjesë të aktiviteteve të fushatës publicitare dhe ofron ekspertizë të jashtme për përgatitjen e analizave të thella të rezultateve të Censusit.
Rezultatet e projektit:
Rezultatet e projektit do të kontribuojnë në objektivin e përgjithshëm të Cens duke i ofruar qeverisë dhe palëve të tjera të interesuara dhe publikut informacion përkatës statistikor mbi strukturën sociale dhe demografike të popullsisë në Shqipëri dhe gjithashtu do të kontribuojnë në krijimin e një regjistri për ndërtesa dhe banesa, regjistrin dhe regjistrat e popullsisë në nivel lokal dhe kombëtar, të cilët do të jenë burimi i statistikave vjetore të Regjistrimit në të ardhmen.