TITULLI I PROJEKTIT: STATISTIKA TË FORTA VENDORE SHQIPTARE (SALSTAT)

Instrumenti Financues: Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Statusi: Në vazhdim

Periudha e zbatimit: 22.12.2017-31.08.2022           

Financuesi: Qeveria Zviceriane nëpërmjet Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Zyrës Statistikore Federale Zviceriane

Vlera e Financimit: 1,621,170 Euro

Lloji i Financimit: Asistencë Teknike, pajisje dhe fonde

Përfituesi: INSTAT

Agjencia zbatuese: INSTAT, Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Regjistri Statistikor i Popullsisë, Regjistri afatgjatë i Ndërtesave dhe Banesave

Objektivat e projektit:

Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i statitikave në nivel lokal dhe rajonal duke përdorur të gjitha metodat e mbledhjes së të dhënave statistikore si censet, të dhënat administrative dhe regjistrat statistikorë. Për më tepër, ky projekt do të mbështesë krijimin e Regjistrit Statistikor të Popullsisë si dhe Regjistrit të Ndërtesave dhe Banesave.

Rezultatet e projektit:

Rezultatet kryesore të projektit të lidhura me indikatorët e projektit janë si më poshtë:

  • Mbështetja e INSTAT në ndërtimin dhe forcimin e sistemit statistikor të Shqipërisë duke siguruar një sistem të qëndrueshëm të të dhënave statistikore, si një element  i rëndësishëm për vendin në përpjekjen e tij për t'u bërë një vend anëtar i Bashkimit Evropian
  • T`i mundësojë administratave të bashkive të përmbushin funksionet dhe detyrat e tyre në një mënyrë efikase, efektive duke siguruar informacion të besueshëm statistikor
  • Përcaktimi i komponentëve kryesorë të regjistrave bazë për qëllime specifike administrative dhe statistikore, veçanërisht në nivelin rajonal dhe atë lokal.