TITULLI I PROJEKTIT: MBËSHTETJE PËR CENSIN E POPULLSISË DHE BANESAVE 2011, NË SHQIPËRI

Statusi: I përfunduar

Periudha e zbatimit: 11.10.2011 – 30.06.2014

Financuesi: SDC (Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim)

Vlera e Financimit: 1,222,476 Euro

Lloji i Financimit: Asistencë Teknike

Përfituesi: INSTAT

Agjencia zbatuese: INSTAT

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Statistikat sociale

Objektivat e projektit:

Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim synon të mbështesë aktivitetet e Censit për të përmirësuar performancën dhe qëndrueshmërinë e sistemit statistikor shqiptar si dhe për të rritur procesin e demokratizimit dhe decentralizimit në Shqipëri përmes informacionit statistikor transparent dhe të besueshëm. Objektivat kryesorë:

  • Vlerësimi dhe shpërndarja e informacionit të përditësuar mbi popullsinë në Shqipëri si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë të decentralizuar
  • Forcimi i kapacitetit analitik të INSTAT në analizën e thelluar pas Censit sigurojnë besueshmërinë dhe afatet kohore të përpunimit të të dhënave
  • Vlerësimin e ilo përmes një ankete pas Censit (PES)
  • Mbështetje për përditësimin e informacionit të detajuar socio-ekonomik dhe shëndetësor në lidhje me Cens (përmes LSMS 2012).

Rezultatet e projektit:

  • Zbatimin e një plani për botimin dhe shpërndarjen e rezultateve përfundimtare të Censit në nivelet kombëtare dhe të prefekturave
  • Rritjen e kapacitetit për hartimin, kryerjen dhe komunikimin e analizave statistikore në INSTAT
  • Shpërndarja pas Censit e analizave të thelluara të çështjeve që lidhen me politikat, në formën e gjashtë botimeve të ndara dhe prezantimi i tyre në një konferencë publike
  • Pajisja e ambienteve të përpunimit të të dhënave në INSTAT
  • Përcjellja tek INSTAT i një Raporti cilësie mbi të dhënat nga Censi 2011 bazuar në PES
  • Zhvillimi për INSTAT i një metodologjie për rregullimin e statistikave të Censit
  • Implementimi i punës në terren për LSMS 2012