TITULLI I PROJEKTIT: KRIJIMI I NJË STRATEGJIE PËR ZHVILLIMIN E SISTEMIT KOMBËTAR STATISTIKOR NË SHQIPËRI

Instrumenti Financues: Banka Botërore

Statusi: I përfunduar

Periudha e zbatimit:  31.10.2018- 31.08.2019                         

Financuesi: Banka Botërore

Vlera e Financimit: 146,200 Euro

Lloji i Financimit: Asistencë Teknike

Përfituesi: INSTAT, Ministritë e linjës, Banka e Shqipërisë, politikbërësit,

Agjencia zbatuese: CFCU, INSTAT

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Sistemi Kombëtar Statistikor

Qëllimi i grantit është të mbështesë INSTAT-in në përgatitjen një strategjie të re kombëtare për zhvillimin e Sistemit Kombëtar Statistikor për vitet 2020-2030, zhvillimi i planit afat-mesëm të veprimit dhe ngritja e kapaciteteve të stafit të INSTAT-it për zbatimin e planeve të veprimit.

Rezultatet e projektit

Rezultatet kryesore të projektit janë:

  • Zhvillimi i një Strategjie të re për Sistemin Kombëtar Statistikor i cili mbulon periudhën 2020-2030.
  • Tre plane veprimi (për 2018-2023) për zhvillimin institucional të Sistemit Kombëtar Statistikor, ngritjen e kapaciteteve dhe nevojave për trajnim.
  • Rritja e kapaciteteve të stafit të INSTAT për zbatimin e planeve specifike të veprimit (zhvillimin e projektit, ngritjen e mekanizmave koordinues me prodhues dhe përdosues të të dhënave statistikore)