TITULLI I PROJEKTIT: FORCIMI I KAPACITETEVE NË STATISTIKAT E SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË BRENDA KUADRIT TË PROGRAMIT PILOT "ONE UN"

Instrumenti Financues: Banka Botërore

Statusi: I përfunduar

Periudha e zbatimit:  02.07.2013-31.12.2014                          

Financuesi: Fondi i Koherencës i Bankës Botërore, UNESCO

Vlera e Financimit: 17,290 Euro

Lloji i Financimit: Asistencë Teknike

Përfituesi: INSTAT, ARTI (Agjencia Shqiptare e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit), Ministritë e Linjës dhe institucionet e tjera)

Agjencia zbatuese: INSTAT & ARTI (Agjencia Shqiptare e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Statistikat Ekonomike

Objektivat e projektit:

Statistikat e R&D: Raporte të ndryshme të botuara nga UNESCO dhe organizata të tjera kanë treguar nevojën urgjente për ndërhyrje rrënjësore në ristrukturimin e arsimit të lartë shqiptar, sistemit të shkencës dhe kërkimit. Financimi për R&D shkencore në Shqipëri vlerësohet në 0.18% të PBB-së, i cili është një nga nivelet më të ulëta në Evropë. Asnjë studim mbi sistemin R&D nuk është kryer në përputhje me standardin ndërkombëtar dhe asgjë nuk dihet për sektorin privat. Megjithëse përpjekjet janë ndërmarrë nga Qeveria e re për të përmirësuar integrimin e kërkimit në kornizën e arsimit të lartë, mungesa e një strategjie të qartë zbatimi dhe potenciali njerëzor të kualifikuar po pengojnë rezultatet e reformës. Për këtë qëllim, Shqipëria po përballet me shqetësimet e mbledhjes së statistikave dhe treguesve të krahasueshëm ndërkombëtarisht të S&T. Asnjë sondazh vjetor mbi aktivitetet e R&D nuk ka filluar deri më tani në Shqipëri. Raportimi i mëparshëm nga Instituti Kombëtar i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) për studimin e UNESCO-s është bazuar në vlerësime. Parakusht absolut për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të bazuara në evidencë, mbledhja dhe analiza e përmirësuar dhe e koordinuar e të dhënave mbetet një nevojë e ngutshme në të gjitha nivelet e qeverisë shqiptare.

Rezultatet e projektit:

  • Zyra e UNESCO-s në Venecia (UVO) ka mbështetur organizimin e disa takimeve të Grupeve të Punës Këshillëdhënëse dhe Teknike që çuan në Strategjinë Sektoriale të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (IST) dhe miratimin nga Parlamenti Shqiptar në 2009.
  • Një version dygjuhësh Shqip-Anglisht i Strategjisë u botua në janar 2010.
  • Një studim i parë mbi statistikat e IST-së dhe treguesit e sektorit publik ka përfunduar në qershor 2009 por çështjet e rëndësishme mbetën për t'u zgjidhur. Pastaj në vitin 2013 sondazhi i RDI-së është ri-përpunuar me një grup pune në INSTAT.
  • Grupi i punës ka elaboruar studimin R&D për sektorin publik dhe studimin RDI për sektorin privat. Ky studim i ri i R&D në Shqipëri është në përputhje me standardet ndërkombëtare.