Titulli i Projektit: “Zhvillimi i Kapaciteteve Institucionale në Statistika” Faza e V
Financuar nga: Sida - Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar
Periudha e zbatimit: Janar 2018 - Dhjetor 2020
Përfituesi: Instituti i Statistikave, INSTAT
Agjencia Zbatuese: Statistikat e Suedisë (SCB) dhe INSTAT
Objektivi kryesor i këtij projekti është të kontribuojë në zhvillimin e një sistemi statistikor të qëndrueshëm në Shqipëri. Ky projekt do të mbështesë INSTAT në identifikimin e nevojave, forcimin e kapaciteteve institucionale në mënyrë të pavarur dhe prodhimin e statistikave lehtësisht të kuptueshme dhe të përdorshme nga të gjithë aktorët.
Fushat prioritare të asistencës teknike gjatë gjithë fazës së projektit përfshijnë Menaxhimin, Metodologjinë dhe Prodhimin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, etj.
Statistikat e Mjedisit janë përfshirë nën komponentin e Metodologjisë dhe prodhimit për shkak të kërkesave të BE për zhvillimin e statistikave në këtë fushë.