Programi IPA i Bashkëpunimit Statistikor Shumë-Përfitues 2017
Titulli i Programit: Programi IPA i Bashkëpunimit Statistikor Shumë-Përfitues 2017
Financuar nga: Bashkimi Evropian
Periudha e zbatimit: 1 Janar 2019 - 31 Dhjetor 2021
Vendet përfituese: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Turqia.
Agjencia zbatuese: GOPA WORLDWIDE CONSULTANTS, Eurostat
Objektivi i përgjithshëm i programit është përgatitja e autoriteteve statistikore në vendet përfituese për anëtarësim në BE duke përshtatur metodologjitë dhe praktikat e tyre me acquis dhe duke i integruar ato në Sistemin Evropian të Statistikave. Në kuadër të objektivit të përgjithshëm, qëllimet specifike të programit janë: (i) përmirësimi i disponueshmërisë dhe cilësisë së të dhënave statistikore në vendet përfituese e cila është thelbësore për zhvillimin dhe zbatimin e politikave evropiane dhe për përgatitjen e përfituesve për anëtarësimin e ardhshëm në BE; (ii) për të përmirësuar dhe përforcuar sistemet statistikore në vendet përfituese, duke përmirësuar disponueshmërinë, cilësinë, krahasueshmërinë dhe afatet kohore të të dhënave statistikore në veçanti në fushat kryesore si vijon: statistikat makroekonomike, statistikat e bujqësisë, statistikat sociale, statistika e ndërmarrjeve etj.
Programi IPA Shumë-përfitues siguron mbështetje dhe asistencë në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e ekspertizës institucionale përmes pjesëmarrjes në kurset e trajnimeve dhe trajnimet afatgjata për periudhën 3 - 5 mujore në Institucionet Kombëtare të vendeve anëtare dhe në Eurostat, pjesë marrja në takimet dhe grupet punës të Sistemit Statistikor Europian.
Një nga mbështetjet më të rëndësishme të programit IPA MB 2017 është të sigurojë asistencë teknike dhe ekspertizë për projektet pilote të ndryshme me qëllim përmirësimin e grumbullimit, prodhimit dhe shpërndarjes së statistikave cilësore.
Në kuadër të programit IPA 2017 aktivitetet që zbatohen përfshijnë një numër të madh të projekteve statistikore si: statistikat makroekonomike (llogaritë kombëtare, llogaritë rajonale dhe sektoriale, statistikat e financave qeveritare, PPP dhe IHÇK, procedurat e disbalances makroekonomike ...), statistikat sociale (EU-SILC , AFP, krimi dhe drejtësia penale, anketa e dhunës me bazë gjinore ...), statistikat ekonomike (tregtia e mallrave, regjistri i biznesit, statistikat afatshkurtra, statistikat strukturore të biznesit, kërkim dhe zhvillimi ...), statistikat e bujqësisë, llogaritë në mjedis dhe fushat statistikore të një natyre më horizontale (menaxhimi i cilësisë, metadata dhe shkëmbimi i të dhënave etj.) si dhe disa projekte statistikore ad-hoc.