Titulli i Projektit: Krijimi i një Strategjie për Zhvillimin e Sistemit Kombëtar Statistikor në Shqipëri
Financuar nga: Banka Botërore
Periudha e Zbatimit: Tetor 2018 – Shkurt 2019
Përfituesi: INSTAT
Agjencia e zbatimit: CFCU
Qëllimi i grantit është të mbështesë INSTAT-in në përgatitjen një strategjie të re kombëtare për zhvillimin e Sistemit Kombëtar Statistikor për vitet 2018-2030, zhvillimin e planeve të veprimit afatmesëm dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit të INSTAT-it për zbatimin e strategjisë.
Rezultatet e projektit do të jenë:
- Zhvillimi i një Strategjie të re për Sistemin Kombëtar Statistikor i cili mbulon periudhën 2018-2030.
- Plan veprimi (2018-2023) për (a) zhvillimin institucional të Sistemit Kombëtar Statistikor; (b) ngritjen e kapaciteteve dhe (c) nevojave për trajnim.
- Rritja e kapaciteteve të stafit të INSTAT në zbatimin e planeve specifike të veprimit.