TITULLI I PROJEKTIT: BRESTAT – Përforcimi i Regjistrit të Bizneseve për Statistika
Instrumenti Financues: Interreg IPA South Adriatic 2021/2027
Statusi: Në fazë zbatimi
Periudha e zbatimit: 01.07.2025 – 31.12.2027
Financuesi: Bashkimi Evropian
Vlera e Financimit: 124,475 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës, Bashkimi Rajonal i Dhomave të Tregtisë, Industrisë, Zejtarisë dhe Bujqësisë i Puglias, Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi, Agjencia Rajonale për Teknologji, Transferim Teknologjie dhe Inovacion të Malit të Zi, si dhe Zyra Statistikore e Malit të Zi.
Agjencia zbatuese: Autoriteti Menaxhues/Itali, Rajoni i Pulias
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Regjistri i Bizneseve, Statistikat e Biznesit, Statistikat Ekonomike Ndërkufitare.
Objektivat e projektit: Harmonizimi i statistikave të biznesit ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, krijimi i modeli të përbashkët kërkimor dhe baze të dhënash të integruar, forcimi i bashkëpunimit institucional.
Rezultatet e projektit: Harmonizimi i metodave statistikore, realizimi i analizave dhe studimeve të fizibilitetit, krijimi i bazës së të dhënave për sipërmarrësit italianë, hartimi i strategjisë së përbashkët, trajnimi i intervistuesve, zhvillimi i intervistave në terren, miratimi i Memorandumit të Mirëkuptimit.