PROGRAMI RAJONAL IPA MB 2022
1. TITULLI I PROJEKTIT: Programi i Bashkëpunimit Statistikor me Shumë Vende Përfituese – IPA 2022
Instrumenti Financues: Kontratë Granti IPA 2022
Statusi: Në vazhdim
Periudha e zbatimit: 01.01.2024 – 31.12.2027
Financuesi: Bashkimi Evropian
Vlera e Financimit: 1,609,050.38 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT, SORS, MONSTAT, MAKSTAT; TurkStat; KAS; BiH
Agjencia zbatuese: INSTAT
Fushat statistikore përfituese nga programi: Statistikat e Financave të Qeverisë dhe Defiçitit të Tepërt, Investimet e Huaja Direkte, HICP&HPI, PPP, Statistikat Afatshkurtra dhe Strukturore të Biznesit, Statistikat e Transportit, Anketa e Forcës së Punës, Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, ESSPROS, Llogaritë Ekonomike në Mjedis, Statistikat e Ujit, Menaxhimi i Cilësisë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Statistikat e Qytetit/Informacioni Gjeografik,
Objektivat e programit:
Qëllimi i Programit IPA 22 është përgatitja e Sistemit Kombëtar Statistikor të Shqipërisë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, përmes përafrimit të metodologjive dhe praktikave të tij me acquis-in statistikor të BE-së dhe integrimit në Sistemin Statistikor Evropian (ESS).
Objektivat specifike janë si më poshtë:
·Përmirësimi dhe forcimi i sistemit statistikor të Shqipërisë, si dhe integrimi i mëtejshëm i tij në ESS.
·Përmirësimi i disponueshmërisë, besueshmërisë, afatshmërisë, cilësisë dhe krahasueshmërisë së të dhënave statistikore, të cilat janë thelbësore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave evropiane (si Strategjia për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, dialogët e politikave me Turqinë), si dhe për përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësimin e ardhshëm në BE.
·Mbështetja e përpjekjeve për garantimin e pavarësisë profesionale të Institutit të Statistikave të Shqipërisë dhe forcimi i rolit të tij qeverisës si koordinator i sistemit zyrtar statistikor, duke rritur besimin dhe besueshmërinë e përdoruesve në statistikat zyrtare.
·Mbështetja e veprimeve për përmirësimin e efikasitetit të Sistemit Kombëtar Statistikor (NSS) në Shqipëri, përmes përdorimit të metodave moderne dhe me kosto-efektive për prodhimin statistikor, siç është përdorimi i regjistrave administrativë dhe burimeve të tjera (të reja) të të dhënave.
Rezultatet e programit: Përmirësimi i disponueshmërisë, cilësisë dhe krahasueshmërisë së statistikave; Integrimi i mëtejshëm i INSTAT-it në ESS; rritja e kapaciteteve administrative të INSTAT; përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet ESS dhe INSTAT; forcimi i rolit të INSTAT-it si koordinator i Sistemit Kombëtar Statistikor..
NEWSLETTER 01 May - October 2024
NEWSLETTER 02 September - October 2024
NEWSLETTER 03 November - December 2024
NEWSLETTER 04 January – February 2025
NEWSLETTER 05 March - April 2025