TITULLI I PROJEKTIT: IPA III – Censi i Bujqësisë
Instrumenti Financues: Kontratë Kuadër Numër: 310000041 — SIEA 2018
Statusi: Në zbatim
Periudha e zbatimit: 18 dhjetor 2023 – 17 dhjetor 2026
Financuesi: Bashkimi Evropian
Vlera e Financimit: 213 300.00 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: Delegacioni i Bashkimit Evropian
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistika e bujqësisë .
Objektivat e projektit: Objektivi specifik i këtij projekti është ofrimi i asistencës teknike për aspektet metodologjike dhe të mbledhjes së të dhënave të Regjistrimit të Bujqësisë.
• Asistencë teknike për aspektet metodologjike, përfshirë përgatitjen e pyetësorit për kryerjen e regjistrimit (censusit).
• Asistencë teknike për zhvillimin e një aplikacioni që mbështet procesin e numërimit/mbledhjes së të dhënave duke përdorur qasjen CAPI, përfshirë mbështetje për programimin e softwerit.
Rezultatet e projektit: Zbatimi me sukses i Censit të Bujqësisë dukepërmirësuar kuadrin metodologjik, përfshirë pyetësorin dhe procedurat e mbledhjes së të dhënave; zhvillimi dhe funksionalizimi i aplikacionit CAPI; rritja e kapaciteteve institucionale dhe teknike të INSTAT-it.