TITULLI I PROJEKTIT: Mbështetje për INSTAT për Forcimin e Prodhimit, Përdorimit dhe Shpërndarjes së Statistikave Gjinore
Instrumenti Financues: “EU4Gender Equality II – Gender Equality Facility in Albania
Statusi: Në fazë zbatimi
Periudha e zbatimit: 16.10.2025 – 30.09.2027
Financuesi: UN Women
Vlera e Financimit: 2,027,000 ALL
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: UN Women
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistika demografike dhe sociale.
Objektivat e projektit: Kryerja e një analizë gjithëpërfshirëse gjinore e të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave 2023, e cila nxjerr në pah pabarazitë strukturore dhe mbështet hartimin e politikave bazuar në të dhëna për të avancuar barazinë gjinore në Shqipëri.
Rezultatet e projektit: Përmirësimi i ndarjes gjinore të të dhënave; përmirësimi i publikimeve “Gratë dhe Burrat në Shqipëri” dhe versionit interaktiv; përmirësimi i seksionit të barazisë gjinore në platformën pc-web të INSTAT; përgatitja e analizave të të thelluara me perspektivë gjinore bazuar në të dhënat e censit.