TITULLI I PROJEKTIT: Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS)
Instrumenti Financues: UNICEF
Statusi: Në fazë zbatimi
Periudha e zbatimit: 30.01.2025 – 30.09.2026
Financuesi: UNICEF
Vlera e Financimit: 450,000 USD
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT/ UNICEF
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistika demografike dhe sociale
Objektivat e projektit: Sigurimi i të dhënave cilësore mbi mirëqenien e fëmijëve dhe grave; mbledhja e të dhënave mbi shëndet, arsim, ushqyerje, barazi gjinore, ujë dhe kanalizime; mbështetje për monitorimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe procesin e integrimit evropian.
Rezultatet e projektit: Informacion i përditësuar mbi situatën e fëmijëve dhe grave në Shqipëri; vlerësimi i progresit të politikave sociale; përmirësimi i bazës së të dhënave për vendimmarrje; rritja e krahasueshmërisë dhe besueshmërisë së statistikave sociale; mbështetje për monitorimin e angazhimeve ndaj BE-së dhe OKB-së.