TITULLI I PROJEKTIT: Anketa përfaqësuese e familjeve migrante dhe jo-migrante në Shqipëri
Statusi i projektit: Përfunduar
Periudha e zbatimit: 07/10/2024 – 31/01/2025
Financuar nga: Banka Botërore
Shuma e kontributit: 149,200 USD
Lloji i Asistencës: KONSULENCË
Përfitues: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT

Objektivat e projektit:
Objektivi i projektit është të angazhohet një firmë anketimi për të hartuar dhe realizuar një anketë të plotë mbi migracionin. Anketa ka për qëllim mbledhjen e të dhënave të detajuara mbi modelet dhe dinamikat e migracionit, me një fokus të veçantë në mbivlerësimin e zonave me incidencë më të lartë të migracionit ndërkombëtar, të identifikuara duke përdorur të dhënat nga Censusi i vitit 2023.

Rezultatet e projektit:
Si rezultat, INSTAT do të mbledhë dhe dixhitalizojë të dhënat e anketës dhe do të sigurojë një set të dhënash gjithëpërfshirëse për ekipin e Bankës Botërore. Këto rezultate synojnë të ofrojnë për Bankën Botërore një bazë të besueshme të dhënash për të informuar strategjitë dhe programet që adresojnë migracionin dhe ndikimet e tij në Shqipëri.