Banka Botërore
Banka Botërore ka ofruar mbështetje për INSTAT, duke kontribuar në hartimin dhe zhvillimin e Strategjisë së INSTAT, si dhe në përmirësimin e statistikave të migracionit. Kjo mbështetje ka ndihmuar në forcimin e kuadrit strategjik dhe metodologjik të statistikave zyrtare, rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së të dhënave dhe përafrimin me praktikat më të mira ndërkombëtare.