TITULLI I PROJEKTIT: Harmonizimi i Statistikave Shqiptare me Legjislacionin Kombëtar dhe Standardet e BE-së
Instrumenti Financues: Statistikat e Suedisë
Statusi: Në fazë zbatimi
Periudha e zbatimit: 01.09.2025 – 31.08.2029
Financuesi: Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA)
Vlera e Financimit: 35,650,000 SEK
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Çështje horizontale, statistika sociale, makroekonomike, të biznesit.
Objektivat e projektit: Projekti synon të përmirësojë kapacitetet e INSTAT-it për të përmbushur detyrimet siç përcaktohen në Ligjin për Statistikat Zyrtare dhe në Programin e Statistikave Zyrtare, si dhe kërkesat e acquis të BE-së në fushën e statistikave (Kapitulli 18). 
Rezultatet e projektit: Projekti do të forcojë aftësinë e INSTAT-it për të prodhuar dhe shpërndarë statistika cilësore, si dhe për të marrë plotësisht rolin e koordinatorit të Sistemit Kombëtar Statistikor (NSS) të Shqipërisë. Për më tepër, projekti do të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi statistikat janë një pjesë thelbësore e acquis-it të BE-së, dhe Kapitulli 18 është pjesë e grup-kapitullit “ Themelorët” (Fundamentals Cluster).