TITULLI I PROJEKTIT: Statistika të Forta Vendore Shqiptare (SALSTAT) II
Instrumenti Financues: Marrëveshje mes Këshillit Federal Zviceran dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për bashkëpunim teknik dhe financiar dhe ndihmë humanitare.
Statusi: Në vazhdim
Periudha e zbatimit: 01.10.2022 – 30.09.2026
Financuesi: Qeveria Zviceriane përmes SDC dhe Zyrës Statistikore Federale Zviceriane
Vlera e Financimit: 165,178,166 ALL
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike, pajisje dhe fonde
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT, SDC
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Regjistri Statistikor i Popullsisë; Regjistri Afatgjatë i Ndërtesave dhe Banesave.
Objektivat e projektit: Përmirësimi dhe rritja e disponueshmërisë së informacionit statistikor në nivel lokal dhe rajonal, mbështetje për zhvillimin rajonal, demokratizimin dhe përmirësimin e qeverisjes vendore; ndërtimi dhe forcimi i sistemit statistikor të Shqipërisë.
Rezultatet e projektit: Forcimi i kapaciteteve të INSTAT-it; përmirësimi i cilësisë dhe besueshmërisë së të dhënave për përdorim nga administratat vendore; vendosja e komponentëve kryesorë të regjistrave bazë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.