TITULLI I PROJEKTIT: FINANCIM I DREJTPËRDREJTË INSTAT PËR PROKURIMIN E PAJISJEVE IT DHE KRIJIMIN E NJË QENDRE TRAJNIMI

Instrumenti Financues: Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) 

Statusi: I përfunduar

Periudha e zbatimit: 04.12.2015-31.12.2017

Financuesi: Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) 

Vlera e Financimit: 774,809 Euro

Lloji i Financimit: Asistencë Teknike

Përfituesi: INSTAT

Agjencia zbatuese: INSTAT

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  IT

Objektivat e projektit:

Objektivi kryesor i projektit është modernizimi i platformës ekzistuese të infrastrukturës dhe krijimi i një qendre të trajnimit statistikor dhe pajisja e anketuesve me pajisje të lëvizshme për intervista në terren.

Rezultatet e projektit:

  • Investimi në infrastrukturë për të modernizuar platformën ekzistuese të TIK
  • Qendra e trajnimit është themeluar për të siguruar trajnime në statistikë dhe TIK, për të rritur aksesin e përdoruesve dhe kërkuesve në informacionin statistikor duke siguruar konfidencialitetin e të dhënave statistikore.