Projektet
INSTAT zbaton projekte të financuara nga donatorë të ndryshëm ndërkombëtarë, si Bashkimi Evropian (BE), SIDA, SDC, Banka Botërore, Organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe partnerë të tjerë, me qëllim zhvillimin, përmirësimin dhe harmonizimin e statistikave zyrtare. Këto projekte kontribuojnë në rritjen e cilësisë, krahasueshmërisë dhe besueshmërisë së të dhënave statistikore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, si dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale të INSTAT.