Bashkëpunime

Bashkëpunimi statistikor, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, ka për qëllim përmirësimin dhe krahasueshmërinë e statistikave zyrtare me standardet e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara. Zhvillimi i statistikave zyrtare realizohet përmes projekteve, memorandumeve bashkëpunimi (MoUs), asistencës teknike dhe trajnimeve, si me partnerët ndërkombëtarë përfshirë BE, SIDA, OKB, SDC në bashkëpunim me Zyrën Federale të Statistikave (FSO), dhe Bankën Botërore, ashtu edhe me institucionet dhe agjencitë kombëtare. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të forcojë sistemin statistikore kombëtar, të përmirësojë metodologjitë dhe praktikat statistikore, të integrojë standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe të rrisë kapacitetet profesionale dhe institucionale të INSTAT.