Takim i nivelit të lartë të Statistikave Financiare të Qeverisë dhe Procedurën e Deficitit të Tejkaluar

Instituti i Statistikave

Në ambientet e Institutit të Statistikave u zhvillua takimi i nivelit të lartë drejtues ndërmjet INSTAT, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë në kuadër të vlerësimit të Statistikave Financiare të Qeverisë (GFS) dhe Procedurës së Deficitit të Tejkaluar (EDP).

Qëllimi i këtij takimit ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe sigurimi i mbështetjes për procesin e harmonizimit me kërkesat e Bashkimit Evropian.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në fazën aktuale të zhvillimit të statistikave zyrtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e procesit të Integrimit Evropian.