Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT mirëpret në takim Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri

Instituti i Statistikave

Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, znj. Lantona Sado, priti në ambientet e INSTAT, Sh.S. znj. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, si dhe përfaqësueset e Ambasadës së Zvicrës, znj. Sabine Piccard dhe znj. Elda Bagaviki.

Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i fortë dhe i qëndrueshëm ndërmjet INSTAT dhe Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, si dhe mbështetja e vazhdueshme që kjo e fundit ka dhënë në procesin e modernizimit të statistikave zyrtare.

U vlerësuan rezultatet konkrete të arritura deri më tani, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin e regjistrave statistikorë dhe rritjen e aksesueshmërisë së të dhënave.

Znj. Sado theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik për avancimin e standardeve evropiane të statistikave zyrtare, si dhe për rritjen e besimit të publikut në të dhënat zyrtare.