Anketa mbi kërkim-zhvillimin shkencor
Anketa mbi Kërkim - zhvillimin shkencor dhe Inovacionin pranë ndërmarrjeve private dhe institucioneve publike në Shqipëri
Qëllimi i anketës
Të sigurojë infomacion statistikor mbi kërkim zhvillimin shkencor pranë ndërmarrjeve private që operojnë në Shqipëri dhe institucioneve publike si institucionet qeveritare, universitetet dhe institucionet jo-qeveritare. Gjithashtu, nëpërmjet këtij vrojtimi do të merret informacion edhe për Inovacionin që ndërmarrjet kryejnë në drejtim të përmirësimit të shërbimeve, produkteve të prodhuara apo mallrave.
Anketa është një nismë e përbashkët midis INSTAT dhe UNESCO-s.
Pyetësorët janë ndërtuar në bashkëpunim me ekspertët e UNESCO-s bazuar në rekomandimet e manualit "Frascati "për kërkim-zhvillim shkencor dhe manualit "OSLO" për Inovacion.
Objektivat specifike
- Për të paraqitur burimet e financimit që përdoren për kërkimet eksperimentale dhe zhvillimin shkencor, llojet e aktiviteteve ku kryhet veprimtaria kërkimore shkencore dhe qëllimin përse kryhet;
- Të jap informacion mbi personelin e përfshirë në procet e kërkim-zhvillimit shkencor dhe inovacionit, nivelin arsimor të tyre si dhe përfshirjen e femrave në aktivitetet kerkimore shkencore;
- Të jap informacion mbi përpjekjet që bizneset shiptare apo të huaja që operojnë në Shqipëri ndërmarrin në drejtim të përmirësimit teknologjik për nxjerrjen e produkteve të reja, mallrave të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese, në përmirësimin e sherbimit, etj.
Grupet kryesore të informacionit
A- Të dhëna të përgjithshme mbi ndërmarrjet / institucionet publike - identifikimi, aktivitetit ekonomik, të dhëna ekonomiko-financiare;
B- Informacion mbi kërkim-zhvillimin shkencor -analiza sipas llojit të kërkimit shkencor (bazë, i aplikuar, eksperimental), veprimtarinë sipas sektorëve, bashkëpunimin me kontraktorë të tjerë, numrin e të punësuarve, nga të cilat femra, nivelin arsimor të të punësuarve që merren me kërkimin shkencor, si dhe disa parashikime për të ardhmen në këtë drejtim;
C- Informacion mbi inovacionin - analiza mbi teknologjitë e reja, metoda të reja logjistike, operacione të reja mbi produktet dhe mallrat që ndërmarrjet kanë nxjerrë, analiza për përmirësimin e shërbimit si informatik, llogaritje, mirëmbajtje etj, që ndërmarrjet ndërmarrin për ecurinë e aktivitetit të tyre.
Të intervistuarit do të jenë ndërmarrjet private dhe institucionet publike (institucionet qeveritare, universitetet, institucionet jo-qeveritare).
Kampioniomi do të kryet në mënyrë të rastësishme dhe do të përfshijë 900 ndërmarrje dhe listë me 170 institucione publike.
Procesi në terren - Gusht-Shtator 2013
Publikimi i raportit mbi rezultatet finale - Dhjetor 2013
Pyetësori është dizenjuar në dy tipe:
I- Pyetësori mbi ndërmarrjet:
1. Situata e përgjithshme;
2. Kërkim-zhvillimi shkencor;
3. Inovacioni.
II- Pyetësori mbi institucionet publike:
1. Situata e përgjithshme;
2. Kërkim-zhvillimi shkencor;
Pyetësori i anketës mbi kërkim-zhvillimin shkencor - Ndërmarrjet
Pyetësori i anketës mbi kërkim-zhvillimin shkencor - Institucionet publike