Vizitë nga anëtarët e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kuvendit të Kosovës
Me datë 21 Shkurt 2022, INSTAT priti në një takim anëtarët e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Qëllimi i këtij takimi ishte ndarja e eksperiencës së INSTAT në zbatimin e Agjendës 2030 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Znj. Elsa Dhuli, ndau eksperiencën e INSTAT si dhe planet e së ardhmes në kuadër të zbatimit të Agjendës 2030.
Znj. Fatmire Çollaku, Kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm/Kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e cila kryesonte dhe delegacionin e Deputetëve të Kosovës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vëndeve duke vlerësuar mikpritjen dhe ndarjen e eksperiencës.