Takimin i parë konsultativ mbi pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020
Instituti i Statistikave me mbështetjen e UNICEF ka nisur konsultimet publike me grupet e interesuara, lidhur me pyetësorin, që do të përdoret për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Ky konsultim ka për qëllim të përmirësojë dhe thjeshtësojë më tej pyetjet e bazuara mbi temat më thelbësore. Pyetësori i “Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020” është i ndarë në dy shtylla kryesore: Pyetje të detyrueshme, të cilat kanë një interes të përbashkët dhe janë të nevojshme për krahasime statistikore në nivel ndërkombëtar; dhe Pyetje jo të detyrueshme, të cilat janë opsionale dhe janë të nevojshme në varësi të situatës dhe kërkesave specifike të vendit.